Lajme

Pas sulmit të ISIS-it, ushtria siriane rimerr kontrollin në dy fshatra

05/19/2017 09:43
nga:D.I

Ushtria siriane ka rimarrë kontrollin e plotë në dy fshatra qendrore nga grupi Shteti Islamik pas një sulmi, i cili la të vdekur dhjetëra njerëz, transmeton AFP.

Observatori sirian për te Drejtat e Njeriut tha se trupat ushtarake së bashku me rezervistët aleatë rimorën fshatrat e Aqareb dhe Al-Mabujeh një ditë pas sulmit xhihadist.

Sulmi i ISIS-it vrau 25 civilë, në mesin e të cilëve edhe pesë fëmijë dhe 27 luftëtarë pro-qeveritar. Të paktën tre civilë, një burrë dhe dy fëmijët e tij u ekzekutuan me thikë.

Observatori raportoi se gjatë sulmit u vranë dhjetë luftëtarë të ISIS, i cili filloi në mëngjesin e hershëm të së enjtes.

Agjensia kombëtare e lajmeve SANA tha se 52 njerëz janë vrarë, 15 prej të cilëve ishin fëmijë, duke shtuar se shumica e viktimave ishin masakruar dhe ishin ekzekutuar me prerje koke.

ISIS është duke bërë luftë mbrojtëse, në pjesën më të madhe të territorit, të cilin vazhdon ta mbajë akoma, kundrejt aleancës së luftëtarëve kurdë dhe arab, të cilët po përparojnë drejt bastionit më të rëndësishëm të ISIS-it, Raqa-s në veri të vendit.

Ushtria gjithashtu po lufton kundër grupit xhihadist në pjesën lindore të Aleppos.

Observatori ka raportuar se të paktën 22 trupa qeveritare dhe 40 luftëtarë të ISIS janë vrarë gjatë përleshjes në zonë gjatë 24 orëve të fundit.

09/19/2017 15:30

Iraku sulmon pozicionet e ISIS brenda territorit të Sirisë