Sport

Pas Armando Sadikut, Tramezzani kërkon një tjetër shqiptar te Lugano

01/11/2017 16:53
nga:L H

Ish-ndihmësi i De Biasit, Paolo Tramezzani ka vendosur për të formuar një koloni shqiptarësh te skuadra e Luganos.

Pas afrimit të Sadikut, emri i radhës që mund t’i bashkohet është mbrojtësi Andi Lila.

Mbrojtësi që luan te Pas Janina ka marr një ofertë nga skuadra zvicerane e Luganos, e cila është e gatshme të paguajë 300 mijë euro për futbollistin shqiptar.

03/30/2017 15:33

Statuja e Ronaldos më shumë po i ngjan futbollistit të kombëtares shqiptare se sa portugezit (Foto)

Lila pati një transferim drejt Parmës në Seria A, por që nuk rezultoi e suksesshme për shkak se falimentoi.

Tramezzani po punon për afrimin e Lilës pranë Luganos, për të pasur në skuadër dy lojtarët që i njeh mjaft mirë.