Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

07/16/2017 16:42
nga:D.I

Instituti Hidrometeorologjik, përmes një komunikate për media ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Dita e hënë dhe e martë parashihen të jenë relativisht të freskëta, më tej mbi vendin tonë do të vijnë masat e ajrit me origjinë nga Afrika të cilat do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale, por gjithnjë në vlerat e normales të kësaj periudhe.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 8m/s.

11/19/2017 13:54

Moti i papritur, temerapurat minus dhe bora fillojnë mbrëmjen e sotme