Lajme

Pantina: Kjo qeveri e papërgjegjshme s’do ta zbatojë rezolutën për ndërprerje të dialogut me Serbinë!

03/09/2017 16:42
nga:Gazeta Blic

Rezoluta që u miratua sot nga Kuvendi i Kosovës, për pezullimin e dialogut me Serbinë, deri në lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës, s’ka gjasa që të zbatohet nga ana e Qeverisë së Kosovës, të pakten kështu mendojnë deputetë nga partitë opozitare.

Shqipe Pantina, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, konsideron rezoluta për ndërprerje të dialogut deri në lirimin e Haradinajt, është mbështetur shumica e deputetëve përfshirë edhe të partive në pozitë, për të cilët, deputetja Pantina vlerëson se mbështetjen e kanë dhënë vetëm për poena politike.

“Kësaj rezolute i kanë dhënë mbështetje edhe partitë në pushtet dhe një gjë e tillë është bërë vetëm sa për të fituar poena politik, pasi që jemi në prag të zgjedhejve, sepse nuk ka qenë e vullnetshmë kjo mbështetje, sepse në të kaluarën ka pas edhe rezoluta tjera të po kësaj rëndësie dhe nuk janë mbështetur”, tha ajo për “Gazeta Blic”

Por, pavarësisht faktit se rezoluta mori përkrahjen e 78 votave, Qeveria e Kosovës nuk do ta vendos në zbatim atë, sipas deputetës Pantina, pasi që qeverisja aktuale në krye me Kryeministrin Isa Mustafa, është treguar e papërgjegjshme edhe në disa raste tjera, sipas kësaj deputetje nga VV-ja.

“Në të kaluarën nuk është se ka ndonjë përvojë të mirë nga Qeveria sepse kemi dhjetëra raste kur ajo nuk i ka respektuar rezolutat e Kuvendit dhe nuk e ka marrë përsipër zbatimin e obligimeve që kanë dalë nga këto rezoluta. Ky është obligim I qeverisë, ajo duhet ta respektojë mirëpo kjo qeveri është tregu e papërgjegjshme edhe në rastet tjera kështu që është e vështirë të thuhet nëse ata janë të gatshëm ta respektojnë këtë rezolutë apo jo”, përfundoj ajo.

Lidhur me këtë çështje “Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe në Qeveri, konkretisht këshilltarin e Kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahun por ai nuk iu është përgjigjur thirrjeve të redaksisë.

Ndryshe kjo rezolutë përfshin : 

Lirimi i pakusht i Ramush Haradinaj të ndodh sa më shpejt dhe të konsiderohet detyre primare shtetërore.

Pezullimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinjat.

Qeveria të kërkojë nga BE që të pastroj listat e fletë-arresteve nga Serbia për qytetarët e Kosovës.

Qeveria dhe institucionet e Kosovës të marrin veprimin dhe të informojë shtetet tjera që refuzon juridiksionin e një anshëm të Serbisë.

 

12/12/2017 11:02

Zaev e zbulon se a do ta mbështesë Maqedonia anëtarësimin e Kosovës në UNESCO