Lajme

PAN garanton se i ka siguruar numrat për krijimin e Qeverisë

07/14/2017 07:23
nga:Gazeta Blic

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN), Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi kanë zgjedhur njërën nga kafenetë e kryeqytetit për të diskutuar rreth konstituimit të institucioneve.

Prej aty, Haradinaj ka paralajmëruar se javën e ardhshme mund të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, shkruan sot Koha Ditore.

Por nuk ka treguar nëse kanë arritur t’i bëjnë numrat për ta votuar fillimisht kryetarin e Kuvendit e më pastaj mandatarin e Qeverisë.

Sipas atyre që kanë deklaruar zyrtarë të tjerë të PAN-it, tashmë ka marrëveshje me deputetët individualë nga partitë e tjera shqiptare, për t’i votuar nominimet e fituesit të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kreu i AAK-së Haradinaj ka thënë se shumë shpejt do të mbahet seanca, megjithëse nuk ka një datë të caktuar.

07/25/2017 08:38

Më 3 gusht PAN-i teston numrat