Lajme

Pamje nga vendi ku plagos një person në Prishtinë (FOTO/VIDEO)

05/17/2017 19:37
nga:Gazeta Blic

Në orët e mbrëmjes së sotme ka ndodhur një incident me armë zjarri në Prishtinë ku është plagosur një person.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” se personi i plagosur në këtë incident është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Në ora 17:44 kemi pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në rr. Eqrem Çabej në Prishtinë ku është plagosur një person i cili është dërguar me QKUK për tretman mjekësor, bëhet fjalë për një mashkull T.J(1992). ka thënë Ahmeti

Gazetari i “Gazeta Blic” ka shkuar në vendin ku ka ndodhur ky incident dhe raporton se policia kanë bllokuar një pjesë të rrugës derisa po i zhvillojnë hetimet rreth rastit.

Pamje nga vendi ku ndodhi incidenti me armë zjarri në Prishtinë

Ekipet policore janë duke punuar në drejtim të identifikimit dhe arrestimin e personave të dyshuar. /Gazeta Blic/

06/23/2017 23:13

Haradinaj tregon me dëshmi se ia dha VV postin e kryeministrit (VIDEO)