Lajme

Pamje nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion, LDK-AKR (VIDEO)

05/16/2017 20:49
nga:Gazeta Blic

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alenca Kosova e Re në mbrëmjen e sotme kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Marrëveshja është nënshkruar minuta më parë në rezidencën e kreut të AKR-së, Pacollit.

Të pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes kanë qenë kreu i LDK-së Isa Mustafa, Behgjet Pacolli dhe Rrahim Pacolli nga AKR, raporton GazetaBlic.com

LDK-ja, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor edhe me Lëvizjen për Drejtësi dhe Alternativën.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë përcaktuar të mbahen më 11 qershor. /Gazeta Blic/

07/22/2017 08:25

Ja si u shkatërrua Greqia nga tërmeti i fuqishëm (FOTO/VIDEO)