Lajme

Pamje ekskluzive nga vendi ku u plagos një i mitur në Prishtinë! (VIDEO)

05/12/2017 21:03
nga:Gazeta Blic

Në orët e mbrëmjes së sotme është plagosur një person me armë zjarri në qendër të Prishtinës.

Lajmin e kanë bërë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda Policisë së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, i plagosuri është i mitur i moshës 16-17 vjeçare.

“Ngjarja ka ndodhur para pak minutash. Është plagosur një i mitur në Lagjen Pejton”, tha ky burim.

“Gazeta Blic” ka arritur t’i sigurojë edhe pamjet ekskluzive nga ky inciendet me armë.

Ndërkohë “Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës lidhur me këtë rast, por ajo ende nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

05/22/2017 20:26

Abdixhiku: Programi i ri ekonomik i LDK-së, fuqizon ligjin antimafi! (video)