Sporti

I pafat Bolt, e pabesueshme çka i ndodhi në garën e fundit të karrierës së tij

08/12/2017 23:24
nga:Gazeta Blic

Fat i ka rezervuar Usain Boltit një përfundim të karrierës që as ai vet se ka menduar, e po ashtu se ka merituar.

Në garën e fundit të Boltit në 4×100 në botërorin e atletikës në Londër, garuesi nga Xhamajka është lënduar, duke mos mundur ta përfundojë garën.

Kur të gjithë pritnin shkëlqimin e tij të fundit, e sigurisht një medalje për vendin e tij, Bolt që në start pas marrjes së stafetës u lëndua, duke përfunduar në tokë.

Titullin e botës në 4×100, e fitoi Britania e Madhe.