Lajme

OKB po refuzon t’i kompensojë pakicat në Kosovë që u helmuan në kampet e UNMIK-ut

04/20/2017 10:29
nga:R A

Dukej se përfundimisht drejtësia do të vihej në vend për viktimat kosovare që u helmuan në kampet e UNMIK-ut në vitet 1998/99, pasi kështu ishte bërë e ditur në fund të mandatit të ish-sekretarit gjeneral, Ban Ki-moon, por një gjë e tillë mbase nuk do të ndodhë fare dhe për këtë ka reaguar organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, njofton Klan Kosova.

Reagimi vjen pas raportimit të gazetës New York Times se shefi i ri i OKB-së, Antonio Guterres, ka thirrur një takim të nivelit të lartë, në të cilin Zyra e Çështjeve Ligjore e OKB-së ka rekomanduar të mos pranojë përgjegjësinë apo të mos paguajë kompensim për qindra familje të pakicave etnike në Kosovë, të cilat kanë qenë të ekspozuara ndaj plumbit toksik, pasi janë detyruar të jetojnë në kampe të misionit të OKB-së – UNMIK, pas luftës së viteve 1998-1999.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarriq, i ka thënë Times-it se diskutimet po vazhdojnë dhe se Guterres do të marrë vendimin përfundimtar “shumë shpejt”.

Në prill të vitit të kaluar, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin, ka shprehur keqardhjen e tij në lidhje me trajtimin e personave të zhvendosur të komunitetit rom në dy kampet në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se i ka marrë parasysh rekomandimet e Panelit për të Drejtat e Njeriut për dështimin e UNMIK-ut në trajtimin e personave të zhvendosur bashkë me kërkesën për kompensim ndaj këtyre banorëve.

Tanin, më pas, ka vendosur që kërkesën për kompensim t’ua procedojë organeve kompetente të Kombeve të Bashkuara.

09/23/2017 22:25

Behgjet Pacolli, super optimist për anëtarësimin e Kosovës në OKB!