Showtime

Nuk do e besoni si dukeshin Ami dhe Ermali në fillmet e lidhjes (Foto)

03/20/2017 19:06
nga:N S

Ja si dukeshin Ami dhe Ermali në fillimet e lidhjes së tyre.
Ami në gjurmët e Ermalit

Ermali dhe Ami janë parë së bashku në një prej lokaleve të liqenit tek “Fari”, teksa djaloshi i grupit “The Dreams” ishte në sheshxhirim.

Ndërkohë që në shumë prej radiove të vendit, po lançohet kënga më e re e Mamaqit, “Let’s love”, ai po përgatit të finalizojë punën e tij edhe me një videoklip.

03/19/2017 18:39

Njihuni me bukuroshen seksi që është çdo javë në krahë të Ermalit (FOTO)

Dhe pikërisht në kulmin e punës, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Ermali nuk ka qenë vetëm. Nuk bëhet fjalë për shpurën e vajzave veshur me bikini që ishin pjesë e klipit të këngës, por për personazhin kryesor të zemrës së djaloshit të “Portokalli”.

Mbërrin aktorja kryesore: Ami. Bukuroshja e përfolur shumë mbi lidhjen e saj dashurore me personazhin më të dashur të “Portokalli” ka hyrë në skenë.

Ndryshe nga vajzat e tjera figurante, ajo ka qenë e vetmja, që nuk i ka shpëtuar syrit të Ermalit, i cili ka fluturuar gjithë nxitim për të qenë pranë Amit.

Ka qenë një takim i ngrohtë, në dukje rastësor, pasi çifti në sy të atyre që i rrethonin, ka respektuar stafin që merrte pjesë në realizimin e videoklipit. Paskësaj Ami ka ndjekur hap pas hapi xhirimet e videoklipit të të dashurit të saj, duke qëndruar së bashku me një mikeshën e tij e veçuar nga sheshxhirimi.

LidhjaJashtë intervistës së dhënë për “Bluetooth”, ku ka reguar për projektet e tij të ardhshme Ermal Mamaqi, ka pohuar se mes tij dhe Amit nuk ka pasur asnjë ftohje, siç është pohuar lart e poshtë.

Ai nuk ka dashur të flasë për asgjë më tepër mbi lidhjen e tyre, por është mjaftuar me një konfirmim të thatë, që me pak fjalë sqaronte se mes tyre as që bëhej fjalë për ndonjë mosmarrëveshje, përkundrazi gjithçka po ecën më së miri.

Sigurisht kjo është dukur edhe me praninë e Amit në xhirimet e videoklipit, ku ajo ka qenë mjaft e interesuar për ndërthurjen e imazheve dhe ritmeve të këngës që pritet të shkundë këtë verë fansat e të dashurit të saj.

“Bluetooth” i uron Ermalit që kënga e tij të kthehet sa më shpejt në një hit dhe çifti të shijojë frutet e “Let’s Love”.

VideoklipiKlipi i këngës “Let’s love” po realizohet në pishinën e një prej lokaleve të liqenit.

Rreth 15 vajza me rroba banje, të shtrira në shezlong pozonin gjatë këtij klipi, i cili pritet të ketë imazhe vërtet të nxehta. Duke marrë pozitat e një regjisori, Ermali ka orientuar vajzat, që do të marrin pjesë në klipin e tij, duke iu treguar mënyrën sesi do të qëndrojnë. I gjallë dhe alegro, ashtu siç dhe e kemi parë nëpër shfaqjet e tij, ai nuk ka ndenjur një minutë ulur. Ka asistuar në çdo moment, madje edhe duke hapur çadrat e diellit, duke iu dhënë ide kameramanëve si dhe duke lëvizur nga një cep i pishinës në tjetrin.

“Let`s love”, një verë me Ermal Mamaqin

Let`s love”. Ky është hiti i ri i Ermal Mamaqit, që do të na shoqërojë gjatë këtij sezoni veror dhe që do të na japë mesazhe të ngrohta dashurie. Mamaqi, i konfirmuar tashmë si një këngëtar i suksesshëm dhe gjithashtu si një nga personazhet më të preferuar të spektaklit humoristik

“Portokalli”, ka ndarë gjatë kësaj bisede me “Bluetooth”, projektet e tij verore dhe emocionet që i ka dhënë skena. Ai e sheh veten sa në “Portokalli”, aq edhe në koncertet ku do të prezantohet në shumë qytete të vendit, siparin e të cilëve do ta çelë këtë fundjavë në ambientet e disko

“Venue”, në Durrës.Keni qenë një nga personazhet më të spikatur të spektaklit “Portokalli”, në sezonin që sapo ka përfunduar. A do të jeni sërish në skenën e “Portokallisë”?

Sigurisht që do të vazhdoj të jem pjesë e këtij spektakli dhe jam shumë i lumtur për këtë. Është me të vërtetë fat dhe jam shumë i lumtur për këtë gjë.

Sinqerisht, është fat të jesh pjesë e stafit të emisionit më të dashur për shqiptarëtNëse do të kishit një rol më vete si dikur, a do të ishit kaq i suksesshëm dhe cili mendoni se ka qenë roli, brenda të cilit jeni ndjerë më mirë?Nuk do të më pëlqente të isha larg grupit “The SH.B.L.SH.”.

Madje, nuk e mendoj dot veten më të suksesshëm jashtë këtij grupi. Pjesëtarët e këtij grupi janë djem me të vërtetë shumë të talentuar dhe unë kam marrë shumë prej tyre.Jeni konfirmuar me sukses edhe si këngëtar.

Cilat janë projektet tuaja të ardhshme?Sapo kam përfunduar Akademinë e Lartë të Arteve, për degën Kanto.

Dhe ka pak ditë që kam publikuar në pothuajse të gjitha radiot e Tiranës këngën time të fundit që titullohet “Let`s love”. Pritet dhe shpresoj shumë që të bëhet një nga hitet e kësaj vere.

Ndërkohë, aktualisht po punoj dhe për një videoklip të kësaj kënge. Ajo që mund të them është se kënga është diçka e këndshme ashtu si dhe seksi njëkohësisht. Dhe për këtë doja të falënderoja përzemërsisht ata që do të mundësojnë realizimin e këtij videoklipi; pijen energjike “V”, “Interalbanian” dhe “Albturs”.Çfarë po ndodh aktualisht me grupin “The Dreams”?Hiç. Jemi akoma shokë dhe secili po punon në fushën e tij për t’u ngritur profesionalisht.Këtë të shtunë jeni ftuar nga “Club Venue” në Durrës.

A do të ketë të tjera turne gjatë këtij sezoni veror vetëm, apo me “Portokallinë”?Po, në fakt do të jem tek diskoteka

“Venue” dhe ndihem i vlerësuar që drejtuesit e kësaj diskoteke prestigjioze më kanë përzgjedhur mua për të çelur këtë sezon veror në atë ambient, në Durrës. Më pëlqen shumë “Venue”, sepse është e para disko që më ka bërë të them

“Uuaaauuu”! Gjatë verës do kem gjithashtu koncerte në qytete të ndryshme të vendit. Ndërsa, për sa i përket “Portokallisë”, ende nuk e di nëse do të ketë një turne gjatë verës. Gjithsesi unë jam gati.