Sporti

Notat e lojtarëve: Real Madrid – Real Betis (FOTO)

03/12/2017 22:56
nga:L H

Reali ka mundur Betisin, për t’u rikthyer në krye të renditjes në La Liga.

Real Madridi ka rimarrë kreun pas fitores me rezultat 2:1 ndaj Real Betisit, duke përfituar nga humbja e Barcelonës me Deportivon, raporton Gazeta Blic

Madrilenët morën tri pikë të vështira në ‘Santiago Bernabeu’, ku golin e fitores e shënoi Sergio Ramos, afro 10 minuta para fundit të takimit.

Ronaldo fillimisht kishte barazuar për Realin në pjesën e parë, pas gabimit trashanik të Keylor Navas, i cili shënoi autogol për epërsinë e ekipit mysafir.

Portugezi kështu është vlerësuar me notën 7.4 për paraqitjen e tij, ndërsa më i miri i ndeshjes ishte Sergio Ramos, i cili mori vlerësimin 8.4 për paraqitjen e tij në këtë takim.

Më poshtë i keni vlerësimet të gjithë futbollistëve. /Gazeta Blic/

05/23/2017 18:37

Zyrtare: Reali kompleton transferimin e lojtarit për 45 milionë euro (FOTO)