Sporti

Nota e Granit Xhakës në fitoren e Arsenalit ndaj Leicesterit (FOTO)

08/11/2017 22:53
nga:L H

Arsenali e ka nisur me fitore sezonin e ri në Premierligë.

Arsenal ka arritur të mposht Leicester Cityn në ndeshjen e parë të sezonit, duke e mundur me përmbysje me rezultat 4:3, shkruan Gazeta Blic

Mesfushori kosovar Granit Xhaka ishte ndër më të mirët te Arsenali në këtë ndeshje, duke dhuruar dy asiste (te goli i Aaron Ramsey për 3:3, dhe te goli i fitores i shënuar nga Giroud, pas goditjes nga këndi).

Xhaka është vlerësuar me notë 8.5 për paraqitjen e tij në këtë ndeshje, derisa më i mirë se ai ishte vetëm Alex Oxlade-Chamberlain, me notë 8.6

Kujtojmë se Xhaka edicionin e kaluar dhuroi 2 asiste në të gjitha ndeshjet ku ka luajtur, kurse këtë edicion këtë shifër e arriti vetëm në ndeshjen e parë, kundër Leicesterit. /Gazeta Blic/

08/20/2017 18:10

76 milionë euro për Alexis Sanchezin