Cool

Njihuni me familjarët që kanë nga gjashtë gishta (Video)

10/12/2017 22:51
nga:F.B

Familja Da Silva nga Brazili, 14 pjesëtarët e së cilës kanë nga gjashtë gishta në duar dhe shputa të këmbëve, mirëpritën ardhjen në jetë të vogëlushit Vinicius, që ka të njëjtën ngjashmëri.

Ata shpresojnë se kur të rritet, të përdorë gishtat e tepërt për veprime të mira si motra tij pianiste, apo i vëllai që është portier.

“Është një shenj që nuk e ka asnjë familje tjetër, duke na bërë që të dallojmë prej turmës. Gëzohem që po vazhdon tradita edhe të anëtarët tjerë” ka thënë babai i fëmijëve lidhur me rastin.

Më poshtë mund të shihni një pjesë të dokumentarit të realizuar kohë më parë, ku tregohen për gishtat e tepërt që kanë ata.

Ekspertët janë shprehur të habitur, pasi kur njerëzit me një gisht më shumë, zakonisht e kanë të pazhvilluar dhe të dobët, kurse atyre iu është zhvilluar njëjtë si të tjerët. /Telegrafi

 

09/24/2017 19:44

Shyhrete Behluli: Ma kanë parë sherrin familja