Fit&Sexy

Njëri nga ushqimet që nuk duhet ta konsumoni nëse keni akne në fytyrë!

03/18/2017 17:32
nga:A.H

Pa marrë parasysh se si ne përpiqemi t’i heqim qafe aknet nga fytyra jonë me anë të kremërave dhe trajtimeve të ndryshme, ndonjëherë zgjidhja më e mirë është që të vlerësojmë se çfarë jemi duke ngrënë dhe se si ndikon në lëkurën tonë.

Nëse i takoni personave që vuajnë nga akne apo thjeshtë ndonjë irritim të rastit, atëherë ekziston një lloj ushqimi që duhet të qëndroni larg tij. Kjo do të ishte qumështi dhe prodhimet e saj. E di, se ndoshta pa djath ju nuk mund të jetoni, por nëse vërtetë përpiqeni që të pastroni lëkurën tuaj, atëherë duhet të konsideroni përjashtimin e qumështit nga konsumi, të paktën për një periudhë kohore (ndërmjet mëngjesit dhe drekës nuk llogaritet!).
Sipas dermatologut kozmetik Paul Jarrod Frank, qumështi mund të jetë një pro-inflamator, në kuptimin që mund të përkeqësojë çdo gjendje, si aknet në fytyrë, që përfshijnë inflamacionin e indeve.

Siç e cekëm më parë, nëse ju hiqni dorë nga konsumi i djathit apo prodhimeve tjera të qumështit gjatë natës, atëherë vërtetë do të paguani një çmim të mirë për lëkurën tuaj në term afatgjatë.