Zgjedhjet 2017

Një tjetër dorëheqje nga LDK, ja kush është!

06/20/2017 19:36
nga:Gazeta Blic

Rezultatet jo të kënaqshme të Degës së IV të LDK-së në Prishtinë në zgjedhjet nacionale e 11 qershorit, kanë bërë qe Besa Zogaj të japë dorëheqje nga pozita e Kryetares së Forumit të Gruas në Prishtinë.

“Unë nuk jam e kënaqur me rezultatin e Degës tonë, por jam shumë optimiste se vizioni i LDK-së për liri, pavarësi dhe demokraci do të ngadhënjejë. Unë japë dorëheqje nga kjo detyrë, por ftoj gratë dhe vajzat, burrat dhe djemtë e Kosovës që t’i bashkohen LDK-së dhe strukturave të saj, sepse kjo është alternativa e vetme për të ndërtuar një Kosovë që duam”, ka shkruar Zogaj në facebook.

Postimi i saj i plotë në facebook:

Të nderuar anëtarë të LDK-së nga Dega IV në Prishtinë,

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, unë isha kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës. Ishte nderë dhe privilegj për mua që të jem kandidate e Degës IV të LDK-së në Prishtinë.

Duke marrë parasysh rezultatin preliminar të zgjedhje nacionale të 11 qershorit, në Degën IV ku kam qenë në cilësinë e kryetares së Forumit të Gruas dhe duke respektuar gjithë anëtarësinë e këtij Forumi, jap dorëheqje nga kryetarja e Forumit të Gruas Prishtinë, ndërsa mbetem e angazhuar në LDK dhe në vizionin e saj për një Kosovë demokratike, me sovranitet të fortë dhe të zhvilluar ekonomikisht.

Unë nuk jam e kënaqur me rezultatin e Degës tonë, por jam shumë optimiste se vizioni i LDK-së për liri, pavarësi dhe demokraci do të ngadhënjejë. Unë japë dorëheqje nga kjo detyrë, por ftoj gratë dhe vajzat, burrat dhe djemtë e Kosovës që t’i bashkohen LDK-së dhe strukturave të saj, sepse kjo është alternativa e vetme për të ndërtuar një Kosovë që duam.

LDK shpesh është përballur me sfida, por ajo ka fuqi të brendshme për t’i konsoliduar radhët dhe për tu kthyer fuqishëm në skenën politike. Pavarësisht rezultateve, LDK asnjëherë nuk ka bërë kompromise në dëm të interesave të shtetit dhe qytetarëve.

Sinqerisht, Besa Zogaj-Gashi.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme dorëheqje nga LDK-ja ka dhënë edhe anëtari i kryesisë së kësaj partie dega në Suharekë Gëzim Kryeziun.

09/20/2017 14:18

Dorëheqje në LDK-në e Prishtinës!