Lajme

Një e ardhme e ndritshme për Prishtinën

09/25/2017 11:15
nga:Gazeta Blic

Janë të paktë ata njerëz të cilët përmbushin të gjitha kriteret për t`u cilësuar si patriot. Një gjë e tillë kërkon sakrifica të mëdha, durim të jashtëzakonshëm, përkushtim të madh në ditët më kritike të vendit, kërkon punë të palodhshme në dobi të bashkatdhetarëve dhe gjithmonë gatishmeri për të punuar në të mirën e vendit dhe kombit. Është një mision i vazhdueshëm dhe papërfundim, në të cilin asnjëherë nuk është i mjaftueshëm çfarëdo lloj investimi.

Sikur të mos ishte e mjaftueshme koha kur Jahir Morina u bë pjesë e UÇK-së, e bashkë me shokët vunë në rrezik jetët e tyre dhe njerëzve më të dashur për ta mbrojtur vendin me çdo kusht, Jahir Morina pas luftës vazhdoi me kontributin e tij të pashoq për të ndihmuar në shtetformimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Në Prishtinë filloi rrugëtimin për t`u bërë një biznismen i suksesshë në fushën e ndërtimit siç është tani .Ai përmes PrinceshaConstruction, u bë një prej shtyllave kryesore që ndikuan në rindërtimin e vendit, duke mundësuar kështu hapsira banimi për qytetaret e në të njejtën kohë duke u bërë një koorporatë e cila mundëson punësimin e një numri të madh të qytetarëve me kushte të punës bazuar standardeve Europiane.Pra, përmes këtyre vendeve të punës, shumë familje pas gjendjes kritike të luftës, i`u mundësua të ushqenin dhe shkollonin familjet e tyre. Rrjedhimisht ka ndikuar në zbutjen e papunësisë dhe varfërisë.Këto familje do nxerin brezat e ardhshëm të Kosovës sepse një e ardhme e ndritur është e vetmja rrugë që rinia e Kosovës do ta ndjekë.

Përveç të tjerash, është një përson human i cili u ka dalë në ndihmë një numri të madh të familjeve në nevojë duke iu ndërtuar shtëpi dhe duke iu mundësuar kushte më të mira të jetesës.Dominimi i ligjit dhe puna e palodhshme janë parimet të cilat e kanë përcjellur gjatë gjithë jetës, dhe falë këtyre parimeve Jahir Morina vazhdon edhe sot të ketë një biografi të papërlyer me epitete negative, e secilës punë të tij i vie era dinjitet.

Jeta dhe vepra e Jahir Morinës- Gipa, është sinonimi i tërësisë së këtyre vyrtyteve prandaj një njeri I tillë është një ndër vlerat më të mëdha që mund t`i ketë një vend. Prishtina i dha kaq shumë, ndërsa për herë të parë Jahir Morina kandidon për asambleist duke e parë si mundësinë e duhur për të kontribuar për Prishtinën. Tani është koha që qytetarët t`i japin fuqi zërit të tij për t`i përfaqësuar interesat e tyre në asamblenë komunale të Prishtinës.

10/16/2017 21:16

AAK-ja, ‘derë me derë’, për zgjidhjen e problemeve në Prishtinë