Showtime

Një DJ i njohur i muzikës hip hop po vjen në Prishtinë?  

03/20/2017 20:34
nga:Gazeta Blic

Është DJ francez me ndikim shumë të madh në hip-hopin amerikan, DJ Cut Killer ai i cili po vjen në Prishtinë. Ardhja e tij është e konfirmuar të ndodhë më 24 mars, ndërsa ‘aterrimin’ e tij do ta bëjë në skenën e madhe të Zone Club.

“Cut Killer është një nga emrat më të mëdhenj botëror të muzikës hip hop që do të vijë në ZoneClub. Ne jemi shumë të kënaqur që kemi arritur ta konfirmojmë ardhjen e tij në Zone, dhe besojmë se ai do të dhurojë spektakël para publikut tonë – audiencës që e do shumë hip hopin. Por natyrisht se do të ketë edhe shumë befasi tjera, të cilat do të zbulohen gjatë performancës së tij më 24 mars” ka thënë Dekorim Sahiti, bashkë-pronar i ZoneClub.

Për të gjithë ju që nuk e njihni sa duhet, Cut Killer gëzon famë ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara përmes ftesave nga DJ-ët e 50 Cent – Big Dawg Pitbulls të Funkmaster Flex dhe Shadyville.

Për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet, ai ka qenë një nga DJ më emblematik në hip hopin francez.

Në ngjarjen e hapur nga Zone Club thuhet se Cut Killer është njëri ndër DJ-ët më të mirë në botë për zhanrin e tij.