Geek

Nissan Qashqai 2018 vjen plotësisht i ristilizuar

06/15/2017 12:57
nga:D.I

Nissan ka publikuar fotografitë e reja të modelit të avancuar Qashqai në prag të shitjes në Evropë, i planifikuar për korrik të këtij viti, transmeton KosovaPress.

Qashqai është modeli më i shitur i Nissan në Evropë dhe kompania japoneze pas prezantimit të gjeneratës së dytë të kësaj veture, vendosi që të avancojë crossover-in e vet kompakt për të mos mbajtur statusin ekzistues te blerësit evropianë.

Pjesa e përparme e veturës është plotësisht e ri-stilizuar. Ndryshim formash kanë pësuar edhe drita, si dhe maska e ftohësit, e cila është rritur dukshëm.

Qashqai 2018 ofron edhe sistemin e paralajmërimit në lëvizjen e automjeteve tjera prapa automobilit- Rear Cross Traffic Alert, i cili përdoret me rastin e parkimit nga mbrapa.

Paleta e motorit ka mbetur e pandryshuar dhe Nissan veçanërisht ka motor 1.5 litra dCi me 110 kuaj fuqi me emetim CO2 prej 99 g/km, transmeton KosovaPress. Variantet tjera janë 1.6 dCi me 130 kuaj fuqi, motori benzinë 1.2 me 115 kuaj fuqi dhe 1.6 me 163 kuaj fuqi. Çmimi i modelit Qashqai 2018 do të bëhen të ditura në korrik.