Lajme

Nisin punimet për rregullimin e trotuareve në rrugën “Gëzim Hamza”

06/19/2017 15:58
nga:R A

Komuna e Rahovecit vazhdon investimet në përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme ku nga buxheti i saj ka filluar realizimin e projektit “Rregullimi i trotuareve në rrugën Gëzim Hamza”, në qytetin e Rahovecit.

Investime në këtë rrugë, ka pasur edhe në rregullimin e ndriçimit publik dhe riparimi-asfaltimi i kësaj rruge.

Rregullimi i ndriçimit publik dhe i trotuareve, ka ardhur pas shqyrtimit të kërkesave te banoreve të cilët jetojnë afër kësaj rruge.

Me rregullimin e ndriçimit publik dhe të trotuareve, banorëve të cilët kanë kaluar nëpër këtë rrugë u janë ofruar kushte më të mira, pasi që deri me tani, nuk kanë pasur as ndriçim dhe as trotuar.

11/01/2017 20:22

Punimet në Merdare shkaktojnë pritje të gjata