Lajme

Nis Parada e Krenarisë e komunitetit LGBTI

10/10/2017 12:07
nga:M H

Në sheshin ‘Skënderbeu’ të kryeqytetit dhjetëra persona janë mbledhur në paradën e parë të krenarisë të organizuar nga komuniteti LGBTI.

Të pranishëm janë edhe zyrtarë të lartë të shtetit si presidenti i vendit Hashim Thaçi, dhe ministrja e integrimeve evropiane Dhurata Hoxha. Pjesëmarrësit po mbajnë në duar flamuj me ngjyra të cilët simbolizojnë njerëzit me orientime të ndryshme seksuale.

I pranishëm është edhe shefi i USAID-it në Kosovës James Hope dhe shtetas tjerë të huaj.

Ndërkohë, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nuk është i pranishëm në këtë paradë, derisa zyra e tij gjatë ditës e ka arsyetuar duke thënë se ka një agjendë të ngjeshur.