Lajme

Ngjet vetëm në Shqipëri: polici dhunon dhe i vë pranga burrit në sy të gruas e fëmijëve (Video)

04/17/2017 09:23
nga:Gazeta Blic

Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, në vendin e njohur si Ura e Zaranikës, pranë doganës së qytetit. Një burrë i veshur me bluze të bardhë i hakërrehet dhe pasi godet me grushte, i vë prangat në sy të gruas dhe fëmijëve, një hallexhiu që lëvizte me biçikletë.

Persona të pranishëm në vendngjarje kanë filmuar gjithçka, ndërsa tregojnë se si ka ndodhur ngjarja.

Ata thonë burri me bluzë të bardhë që i vë prangat hallexhiut, është polic i Krimeve të Rënda, por në ato momente ishte jashtë orarit të punës.

“E quajnë Ajet, mbiemrin nuk ia di. Ai është i Krimeve të Rënda dhe nuk ka fare lidhe me atë person, por ia bëri vetëm se i zuri rrugën me biçikletë. Edhe pse ai kishte me vete gruan dhe fëmijët, polic Ajeti e gjuajti edhe me grusht, por nuk e filmova dot”, thotë qytetari.

Video është publikuar në “Jeta Osh Qef”, dhe vetëm verifikimet për ngjarjen, do të hedhin më shumë dritë mbi atë çfarë ka ndodhur, dhe sjelljen e policit.

10/16/2017 20:29

Rrobat e viktimave të luftës në Kosovë ruhen në kushte më të mira