Sporti

Neymar kishte kërkuar përjashtimin e Barcelonës nga Liga e Kampionëve

10/08/2017 15:03
nga:L H

Neymar ka kërkuar nga UEFA që ta përjashtojnë ish-ekipin e tij Barcelonën nga Liga e Kampionëve, për shkak të një bonusi që nuk i është paguar babait të tij.

Sulmuesi i PSG-së beson se ai bonus duhet t’i paguhej babait të tij, i cili është edhe agjenti i tij, pasi ai e përmbushi detyrimin e tij që ta mbante atë në skuadër deri më 31 korrik.

Në anën tjetër, Barcelona refuzoi ta paguante atë bonus, duke insistuar se marrëveshja për ta zgjatur kontratën e 25 vjeçarit me ekipin nga ‘Camp Nou’ nuk është përmbushur.

Si rezultat i kësaj, Neymari i ka angazhuar avokatët e tij që të ngrejnë padi ndaj Barcelonës, duke kërkuar madje edhe përjashtimin e saj nga Liga e Kampionëve për sezonin 2017/18.

Sidoqoftë, UEFA e refuzoi menjëherë këtë kërkesë të brazilianit. Neymar i cili ishte pjesë e Barcelonës për katër sezone, u transferua te PSG gjatë afatit kalimtar veror për 222 milionë euro.

10/20/2017 17:43

Barcelona e vëzhgon super lojtarin e Manchester United