Lajme

Nesër prezantohen 600 nënshkrimet e intelektualëve që kërkuan lirim të menjëhershëm të Haradinajt!

04/19/2017 17:17
nga:Gazeta Blic

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate të dërguar mediave ka bërë me dije se nesër do të bëhet prezantimi i Peticionit të nënshkruar nga 600 intelektualë të Kosovës, të cilët kërkojnë lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të Kosovës dhe njëherit liderit të AAK-së Ramush Haradinajt.

Siç njofton AAK-ja, pas prezantimit të Peticionit, përfaqësues të intelektualëve do të prezantojnë të dhëna rreth pëticionit dhe kërkesave të tij.

Nesër në ora 11 në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, bëhët prezantimi i Peticionit të nënshkruar nga 600 intelektualë të Kosovës, të cilët kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Ramush Haradinajt”, thuhet në komunikatë.

Ramush Haradinaj, është ndaluar në Francë në fillim të këtij viti bazuar në një fletëarrest të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit në vitin 2004. Haradinaj në Francë është duke qëndruar nën masën e lirisë me kusht, pasi që ndaj tij është duke u zhvilluar një proces gjyqësor nga autoritetët franceze. /GazetaBlic.com

12/14/2017 10:56

Haziri për 100-ditëshin e Haradinajt: Ja pse do të mbahet mend