Cool

Nëse kjo femër ju çon kërkesë miqësie, njoftoni policinë (FOTO)

03/20/2017 10:18
nga:D.I

Kini Kujdes! Nëse kjo femër që shihni në foto ju dërgon një kërkesë miqësie në rrjetin social “Facebook” mos e pranoni, ose njoftoni Policinë!”.

Kjo është thirrja që ka bërë Policia britanike pas denoncimit të një 43-vjeçari nga Mançesteri, i cili thotë se është mashtruar nga një femër, të cilës i ka dërguar rreth 230 mijë euro.“The Sun’ shkruan se gjithcka ka nisur përmes rrjetit social “Facebook”.

Ajo i ka dërguar 43-vjecarit një kërkesë miqësie dhe pak kohë pasi kanë komunikuar me njëri-tjetrin janë lidhur në distancë. Gruaja pretendonte se jetonte në Afrikën e Jugut dhe i ankohej të dashurit të saj virtual se kishte probleme ekonomike.

Ky i fundit i nisi disa herë para, por më pas vajza i humbi gjurmët. Menjëherë pas denoncimit, Policia ka nisur një hetim, ku gruaja me identitet të rremë kishte mashtruar edhe disa persona të tjerë.