Fit&Sexy

Nëse keni këto simptoma, jeni të rrezikuar nga kanceri

09/11/2017 13:45
nga:M H

Një ndër arsyet kryesore se pse numri i personave të prekur me këtë sëmundje rritet është se ky lloj kanceri është i vështirë për t’u diagnostikuar.

Kanceri ovarian fillon në vezore, gjendra të vogla riprodhuese dhe nëse nuk zbulohet në kohë ai mund të përhapet dhe në pjesën tjetër të sistemit riprodhues.

Lloji më i zakonshëm i tumorit që gjendet në vezore është tumori ovarian epitelian dhe ky lloj tumori gjendet pothuajse në 90% të rasteve.

Edhe pse kjo sëmundje është shumë e zakonshme, ajo nuk mund të diagnostikohet që në fazat e para të saj sepse simptomat që ajo shfaq mund të ngatërrohen dhe me sëmundje të tjera.

Disa nga simptomat më të hershme të këtij kanceri janë: Dhimbje të vazhdueshme të legenit dhe/ose barkut: nëse dhimbje të tilla vazhdojnë për një periudhë të gjatë kohore dhe shtohen atëherë duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun.

Këto dhimbje mund t’ju tregojnë për ndonjë kist ovarian ose kancer ovarian.

Fryrje e barkut: barku zakonisht fryhet kur ka lëngje të tepërta në zgavrën e barkut, prandaj është paksa e vështirë që kjo simptomë të sinjalizojë kancerin ovarian. Por në rastet kur barku ju qëndron i fryrë për një periudhë të gjatë kohore dhe pasi jeni ushqyer shëndetshëm atëherë duhet të konsultoheni me mjekun. Probleme në urinim: urinimi i shpeshtë është një tjetër simptomë e hershme që tregon kancer ovarian, sidomos në rastet kur kjo simptomë shtohet edhe me të tjera që do t’ju përmendim.

Probleme me tretjen: kanceri ovarian mund të prishë metabolizmin dhe kontrollin e hormoneve, e për pasojë mund t’ju bëjë të ndiheni të plotë edhe pa ngrënë. Gjakderdhje midis periodave: Ndryshimet në perioda janë një simptomë tjetër e kancerit ovarian. Nëse keni dhimbje të forta, gjakderdhje midis periodave apo ndryshime të tjera duhet të konsultoheni me mjekun.

Ndryshime në lëvizjen e zorrëve: Çdo ndryshim në lëvizjen e zorrëve mund të tregojë për kancer ovarian. Nëse keni diarre ose kapsllëk për një periudhë të gjatë kohore konsultohuni me mjekun. /albeu.com/

11/19/2017 12:29

Simptomat e dementia: Këto janë shenjat e hershme të dobësimit të trurit