Lajme

Nënkryetari i PDK-së tregon përse është votuar Vetëvendosje (VIDEO)

06/16/2017 21:19
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, se qytetarët e kanë votuar Lëvizjes Vetëvendosje për të dërguar sinjale që partitë të rjera duhet të kenë energji të re për reformim, sipas tij, jo sepse e kanë shikuar programin e LVV-së.

“Elektorati ka kërkuar që të ketë reformë dhe energji të reja dhe me këtë rast ka reaguar duke i dhënë votë Lëvizjes Vetëvendosje, jo pse është pëlqim i madh i programit të tyre por më shumë që të dërgojë sinjale që partitë tjera duhet të kenë një energji të re për reformim, për arritje të një oferte më të re për qytetarët e Kosovës”, tha Ismaili në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Tutje Ismaili përmendi se koalicioni PAN ka marrë më së shumti në këto zgjedhje, duke bërë që sipas tij, qytetarët të i besojnë këtyre partive për qeverisje me vendin në vitet e ardhshme.

Ai shtoi se edhe partitë të tjera duhet të respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe vendin ta qeverisin partitë që janë në koalicionin PAN.

08/21/2017 11:44

Hoxhaj: Bajram Rexhepi vështirë të zëvendësohet në PDK