Cult

Në Zagreb përkujtim për veprën jetësore e shkencore e Zef Mirditës

05/17/2017 20:03
nga:Gazeta Blic

Mjafton të përmendet emri dhe mbiemri Prof.Dr.Zef Mirdita, për t`na shkuar mendja menjëherë tek një personalitet i pashembullt, që një jetë të tërë ia kushtoi historisë, rrënjëve tona kombëtare.

Prof. dr.Zef Mirdita, thuajse deri në fund të jetës së tij, ia kushtoi studimit për Dardaninë dhe iliricitetin e Kosovës në antikitet. Prof.Dr.Zef Mirdita, mjafton të përmendet emri dhe mbiemri, sepse ai ishte dhe do të mbetet i përjetsisht në historinë tonë kombëtare, që jo vetëm gjeneratat tona të reja do të merren me studimin e tij, por edhe popujt tjerë. Prof.Mirdita, do të ketë vetëm datëlindje dhe do të kujtojtohet përjetësisht. Ka kaluar një vit e ca ditë, që Prof.Mirditën nuk e kemi fizikisht në mesin tonë, siç dihet, ai u nda nga kjo jetë më 4 prill të vitit 2016 në Zagreb. Me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta, Bashkësia Shqiptare e qytetit të Zagrebit dhe Prefekturës së Zagrebit në krye me kryetarin Sejfedin Prekazi dhe Instituti i Historisë së Kroacisë, e ndihmuan si bashkë organizatore, zonja e nderuar, deputetja shqiptare në Parlamentin Kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj, si dhe Unioni Shqiptar në Republikën e Kroacisë.

Me disa fjalë e kujtoi edhe Prof. Serđo Dokoza, Arbëresh nga Zara, i cili u koncentrua në punën e madhe të Prof. Zefit dhe të Prof. Aleksander Stipčevićit dhe, se si ata, pra që të dy janë kuptuar dhe kanë qenë miq të vërtetë, si dhe i kanë ndihmuar njëri tjetrit. Fjalët e z.Serđo, ishin padyshim me emocione ku edhe u mirëpritën nga të gjithë të pranishmit e shumtë, që kishin mbushur sallën përplot e përplot.

Zonja, Dr.sc. Mirela Slukan Altić, e cila përshkroi punën e saj në librin ” Gjeografija Historike e Kosovës” dhe si profesor Zefi e ka ndihmuar shumë dhe tu i dhënë materiale e harta për ta shpjeguar dhe shkruar librin si është më së miri. Zonja Altić, gjersa fliste para të pranishmëve, bënte edhe një heshtje sekondash nga emocionet, që më nuk është në mesin tonë profesori Mirdita. Zonja në fjalë, përmendi, se ishte skeptike, se a do ta ketë fatin që ta ndihmojë profesori Zefi në projektin e saj, por profesori i nderuar, me shumë dashamirësi jo vetëm se i ndihmoi, por edhe edhe e motivonte që ta kryente studimin si është më së miri. Prandaj, edhe me këtë rast, por edhe gjithmonë, do të jetë mirënjohëse.

Ndërsa, Akademiku August Kovačec në fajlimin e tij, paksa më të gjatë se sa referuesve të tjerë, u ndalë në një histori të shkurtërt të jetës së profesorit, duke e vlerësuar madhërishëm. Akademiku, me detaje e përshkruajti se, Prof. Zef Mirdita, ka qenë Historian dhe Albanolog dhe ka ditur disa gjuhë të huaja dhe e ka ngritë çdo temë, që e ka shkruar në një nivel të lartë. Ai rikujtoi, edhe për temën e doktoratës së profesorit, që e kishte për Dardanët dhe theksoi ndër të tjera, Profesor Mirdita, shumë kotribuoi për historinë. Më vjenë mirë, që kam bashkëpunuar edhe në disa nga librat e profesorit. Do të ruaj kujtime shumë të mira.

Fjala iu dha edhe Dr.sc.Gordan Ravančić, zëvendëse e drejtorit të këti Instituti, tregoj i emocionuar me punën e prof.Zef Mirditës dhe si ka filluar të mësohet me punën në kompjuter dhe si kanë bashkëpunuar në të gjitha librat e tija të botuara në Zagreb nga Instituti i Historis së Kroacisë. Dr.Ravančić, me modestinë e tij, meriton të përmendet, se së bashku me z.Prekazi kishin ardhur më herët në sallë dhe me shumë modesti, shikonin që çdo gjë të shkoje mirë në përkujtim të profesorit Mirdita. Në emër të familjes Mirdita u falënderua vajza e Prof Zefit, Doc. dr.sc. Marta Čivljak. Ku falënderoi këshillin organizativ dhe të gjithë të pranishmit.

Zonja Dorote Kerni në fund të këtij tubimi e lexoi edhe një fjalë rezyme të Prof.dr.sc. Muhamet Malës, i cili edhe pse shumë deshti të jetë prezent, sipas organizatorëve u bë e ditur, mungesa e tij ishte për shkakë të vonesës së vizës, që nuk ka mundur ta marë e të vij në Zagreb për këtë tubim përkujtimore me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta të Profesor Zef Mirditës. Kryesia e Bashkësisë Shqiptare të Zagrebit dhe Prefektura e Zagrebit, kanë vendosur, që për nder të Profesorit Mirdita, ti akordoje një bursë vjetore studimi për një student me rezultate të shkëlqyeshme, ku vërtet ishte një emocion në vete për këtë ide të shkëlqyer. Siç dihej, Prof.dr.Zef Mirdita u lind në Prizren, më 13 mars të vitit 1936. Një jetë ia kushtoi shkencës, ai në vitin shkollor 1959/60 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit – Dega e Historisë. Më 3 nëntor 1972, doktoroi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit me temën Dardanci i Dardanija u antici (Dardanët dhe Dardania në Antikë). Përveç dhjetë librave në shqip, shqip-gjermanisht dhe në kroatisht, botoi në gjuhën shqipe, kroate, frënge, angleze, gjermane dhe italiane, në revistat shkencore të vendit dhe të huaja, me qindra studime, shqyrtime dhe punime – artikuj, recensione, kritika, shënime, polemika, etj., po ashtu përktheu disa libra nga kroatishtja në shqip dhe nga shqipja në kroatisht, me një fjalë, puna e tij ishte dhe do të mbetet e artë. Nga 1 marsi i vitit 1993 ka punuar si këshilltar shkencor në Institutin Kroat të Historisë.