Cult

Në Prekaz nis “Dita e Diasporës”

08/01/2017 12:02
nga:Gazeta Blic

Në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz sot mbahet manifestimi tradicional “Dita e Diasporës”.

Ky manifestim nis në orën 19:00 me homazhe te varrezat e familjes Jashari, kurse në orën 20:00 do të mbahet program kulturo-artistik i grupit muzikor vokal “Kvali” nga Sllovenia, i udhëhequr nga muzikologja Alma Bejtullahu, si dhe ikona e muzikës së vjetër qytetare Nezafete Shala & grupi muzikor.

“Dita e Diasporës” organizohet nga Ministria e Diasporës, transmeton Klan Kosova.