Showtime

Në librin e ri, Hillary Clinton jep arsyet për humbjen përballë Donald Trumpit

09/13/2017 19:28
nga:D.I

Më pak se një vit pas humbjes në zgjedhje, ish-kandidatja presidenciale, Hillary Clinton, ka botuar një libër ku përpiqet t’u shpjegojë përkrahësve të saj se cilët ishin faktorët që kontribuan në humbjen e papritur në zgjedhje.

Në Nju Jork, admiruesit e zonjës Clinton zunë radhë për të marrë kopje me autografë të librit “What happened” (shqip: “Çfarë ndodhi”).

Zonja Clinton buzëqeshi ndërsa bisedonte me përkrahësit e saj dhe nënshkruante autografë në kopjet e librit të saj.

Një radhë e gjatë blerësish prisnin sa t’u vinte radha në librarine “Barnes & Noble” në Nju Jork.

Gazetari i agjencisë Associated Press, Jonathan Lemire, që kishte lexuar një kopje para se të dilte në treg, thotë se libri është një analizë e gabimeve gjatë fushatës së saj, në të cilën ajo i pranon përgjegjësitë e veta:

“Mendoj se ky ishte një shans për të që të tregojë një herë e mirë: ‘ja çfarë ndodhi para një viti, këto janë arsyet që mendoj se kontribuan tek humbja ime, këta janë faktorët e jashtëm që kontribuuan tek humbja, por gjithashtu, këto janë gabimet e mia personale që ndihmuan në zgjedhjen e Donald Trumpit”.

Por ish-kandidatja demokrate, nuk i kursen kritikat ndaj republikanit Donald Trump, thotë ai. Ashtu si gjatë fushatës, edhe në libër zonja Clinton e përshkruan zotin Trump si të papërshtatshëm për president, thotë Joanathan Lemire:

“Dhe thotë se me çfarë ka parë deri tani, presidenca e tij e ka vërtetuar vlerësimin e saj. Ajo siç pritej fajëson ndërhyrjen ruse, por kritikat e saj më të ashpra janë ndaj drejtorit të FBI-së, James Comey që ajo beson se e përmbysi garën kur rreth dy javë para votimeve, njoftoi se po rihapte hetimin për skandalin e emaileve”.

Përkrahësit e Presidentit Trump, si Howard Caplain, e shpërfillin rolin e Rusisë në humbjen e zonjës Clinton në zgjedhje:

“Gjithë këta njerëz që mendojnë se gjithçka ndodhi për ndonjë arsye misterioze. Nuk kishte asnjë mister. Njerëzit nuk e pëlqejnë atë, ata pëlqejnë më shumë Trumpin dhe donin ndryshim”.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders e kritikoi librin.

“Mendoj se është për të ardhur keq që pasi Hillary Clinton bëri një nga fushatat më negative në histori dhe humbi, dhe kapitulli i fundit i jetës së saj publike do të përcaktohet tani nga përjekjet për shitje librash me sulme të rreme dhe të papërgjegjshme. Mendoj se është një strategji e trishtueshme”.

Zonja Clinton parashikohej të triumfonte në zgjedhjet persidenciale të 2016-ës, por fitoi vetëm 227 vota të kolegjit electoral, krahasuar me 304 të zotit Trump. Ajo e fitoi votën popullore, duke siguruar 2.9 milionë më shumë vota se rivali i saj. /VoA

11/21/2017 09:13

SHBA e kategorizojnë Korenë e Veriut sërish si shtet terrorist