Cool

Në këtë fshat femrat i lidhin këmbët, ja arsyeja

05/18/2017 22:54
nga:M H

Femrat e një fshati kinez vuajnë pasojat e dhimbshme të një tradite 1000-vjeçare që ka të bëjë me lidhjen e këmbëve dhe përdorimin e këpucëve shumë të ngushtë në majë.

Më shumë se 100 femra (sot rreth 70 vjeç) të fshatit Liuji, në provincën Junan, që në moshë të vogël kanë lidhur fort shputat e këmbëve për t’i ndryshuar atyre formën. Ky ka qenë një zakon i femrave të pasura, të cilat nuk kishin nevojë të punonin dhe për këtë arsye nuk kishin nevojë të përdornin këmbët.

Këmbë të tilla si në fotot e mëposhtme konsideroheshin edhe si një shenjë bukurie.

Lidhja e këmbës bëhej gjatë dimrit te femrat e moshës 4-9 vjeç. Zgjidhej pikërisht kjo stinë për shkak se i ftohti bën që të ndihet më pak dhembja që shkakton një lidhje e fortë te këmba.

Kjo praktikë është ndaluar në vitin 1912 pasi u konsiderua “prapanike”, ndërsa regjimi komunist e ka shuar fare.

05/21/2017 10:03

Këmbëgjata në Kanë, Jenner mahnit me fustanin (FOTO)