Sporti

Në Itali të sigurt, ky trajner nesër zyrtarizohet te Shqipëria (FOTO)

07/17/2017 22:08
nga:Gazeta Blic

Ndonëse nuk ka asgjë zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit, në Itali janë të sigurt se Christian Panucci do të jetë pasardhës i Gianni de Biasit te Shqipëria.

Mediet kryesore në Itali, sot gjatë gjithë ditës kanë raportuar për marrëveshjen e arritur mes FSHF-së dhe ish lojtarit të Romës, Interit e Real Madridit.

Panucci pritet që gjatë ditës së nesërme të nënshkruaj me Shqipërinë, duke i mposhtur në garë për këtë post Filippo Inzaghin, Giancarlo Camolese dhe Clarence Seedorfin.

44 vjeçari nuk ka përvojë edhe aq të madhe në zejen e trajnerit, përvoja më e madhe mbetet drejtimi i Livornos.

11/19/2017 21:06

Kombëtarja shqiptare ka ngritje në renditje sipas FIFA-s, ja në cilin vend radhitet tani