Lajme

Më në fund shitet Audi Q7 i komunës së Prishtinës (Foto)

06/17/2017 11:47
nga:Gazeta Blic

Më në fund është shitur vetura e komunës së Prishtinës Audi Q7, të cilën e voziti Isa Mustafa sa ishte kryetar i Prishtinës.

Lulzim Kastrati nga Peja, është blerësi i Audi Q7-shit më të famshëm në Kosovë.

Vetura e cila u ble në vitin 2011 nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej 76 mijë eurove u shit për 22 mijë e 500 euro përmes Shtëpisë së Ankandeve – Kosova.

Audi Q7, me vit të prodhimit 2011, motor 4.2 dizel – me tërheqje katër rotëshe dhe ka të kaluar vetëm 75 mijë kilometra.

Theksojmë se nuk janë saktësuar se çfarë do të bëhet me paratë e marra prej shitjes së veturës, në Komunë thonë se të gjitha paratë nga shitja e veturës do të ndahen për qëllime bamirëse.

Foto: Ekonomia Online
Foto: Ekonomia Online

11/22/2017 22:31

Mustafa: Nëse argumentohet se kufiri është në Zhlep e Çakorr, LDK do ta votojë demarkacionin