Lajme

Në ‘facebook’ pyesin se kush ka qenë më i miri në debat, kandidatja e AAK-së e shkruan emrin e saj (FOTO)

10/12/2017 23:39
nga:F.B

Pasi jemi shumë afër ditës kur do të votohet në zgjedhjet lokale, shumë faqe në internet tashmë kanë nisur t’i pyesin qytetarët rreth asaj se sa u kanë pëlqyer kandidatët e komunave, kur janë përballur me njëri-tjetrin në debate, shkruan GazetaBlic.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe një faqe në facebook me emrin “Drenasi” e cila ka shtruar pyetjen për qytetarët se kush nga kandidatët për të parin e  Drenasit deri më tani është treguar më i miri në debate, dhe përgjigjen është dashur ta shkruanin në hapësirën e komenteve.

Ajo që një lexues na ka dërguar ka qenë gafa që e ka bërë kandidatja e AAK-së për kryetare të Drenasit, Arta Ahmeti -Xhylani, e cila e ka shkruar emrin e saj në koment. Siç duket asaj i ka pëlqyer vetja në të gjitha debatet, dhe nuk ka hezituar ta shkruaj emrin e saj, transmeton Gazeta Blic.

Nuk ka shkuar më shumë se një minutë dhe ajo e ka vërejtur se çka ka bërë dhe menjëherë e ka fshirë komentin. Falë teknologjisë shumë gjëra nuk mund të ikin aq lehtë, e aq më pak kjo fotografi e cila e tregon qartë se ajo ka komentuar emrin e saj në këtë faqe. / © GazetaBlic /

 

Pyetja nga faqja “Drenasi”

 

Njoftimi se çfarë ka komentuar Arta Ahmeti-Xhylani