Lajme

Në çfarë rasti Daut Haradinaj do të votonte kundër vëllait të tij, Ramushit?

06/14/2017 18:47
nga:M H

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka treguar në Info Magazine të Klan Kosovës se në cilin rast do të votonte kundër vëllaut të tij, Ramush Haradinajt.

Ai ka thënë se do të votonte kundër vëllait të tij, nëse ai do të lejonte që Kosova të përulet në dialogun me Serbinë.

“Në marrëveshjet në të kaluarën, nuk ka pasur transparencë, ka pasur përulje. Nëse e bën edhe Ramushi këtë, votën time eka kundër publikisht, do të apelojë që të mos votohen marrëveshjet që nuk janë në të mirë të Kosovës”.

“Duhet të kemi përfaqësim të fortë kundrejt Beogradit, duhet ta dimë qëllimin. Ne po dialogojmë me Serbinë për temat e Kosovës, Serbia ka shumë arsye të jetë e përulur para Kosovës”.

Haradinaj ka insistuar se do të votojë “pro” vetëm në çështjet që shkojnë në të mirë të Kosovës.

“Unë kam dhënë votën time në çdo gjë që ka shkuar në të mirë të Kosovës, dhe kam dhënë votën time kundër kur ka qenë diçka e keqe për Kosovën”.

07/25/2017 21:37

Veseli dhe Haradinaj shkojnë te Pacolli (Foto)