Sporti

Ndodh edhe kjo: Mourinho e ushqen me banane yllin e United (VIDEO)

03/16/2017 23:31
nga:L H

Jose Mourinho ka bërë një veprim të pazakontë në ndeshjen e fundit të United.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, i doli në ndihmë futbollistit të tij Marcos Rojo, të cilin e kapi uria gjatë ndeshjes ndaj Rostov në Europa League, transmeton Gazeta Blic

Kur po luhej minuta e 70-të e takimit, Rojo bëri me shenjë se ishte i uritur, dhe Mourinho i dhuroi një banane rezervistit Ashley Young, për ta përcjellur atë te Rojo i cili ishte në fushën e lojës.

Shikoni videon më poshtë, ku Mourinho shihet duke sjellë frutin nga banka rezervë. /Gazeta Blic/

10/20/2017 17:43

Barcelona e vëzhgon super lojtarin e Manchester United