Lajme

Ndërron jetë Hajrie Osmani, motra e Sali Berishës. Ja si reagon Shkelzeni (Foto)

08/12/2017 08:49
nga:F.B

Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta motra e ish Kryeministrit Sali Berisha.

Hajrie Osmani është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare. Për ndarjen nga jeta të Hajrisë ka reaguar dhe Shkëlzen Berisha.

‘Te dashur miq me hidhërim njoftoj ndarjen nga jeta te hallës sime Hajrie Osmani. Zoti i dhente paqe dhe shpërblim për gjithë fisnikërinë, mirësinë, virtytin dhe dashurinë qe ka sjelle ne familjet tona çdo dite te jetës se saj.’-ka shkruar Shkëlzeni në profilin e tij në Facebook.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vdekje. Motra e Berishës jetonte prej kohësh në Kodër-Kamëz.

Ish-kryeministri Berisha ka patur edhe një vëlla, Selim Berishën, i cili është ndarë nga jeta në kohën e komunizmit.

 

08/18/2017 13:15

8 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri