Lajme

Ndërkombëtarët ia refuzojnë PDK-së një emër për ministër, këta janë dy emrat që u konfirmuan!

09/08/2017 22:38
nga:Gazeta Blic

Në orët e mbrëmjes së sontme kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur për t’i zgjedhur emrat e gjashtë zyrtarëve të saj që pritet t’i drejtojnë ministritë që i takojnë kësaj partie.

Burime brenda kryesisë PDK-së kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” dy nga emrat e zgjedhur që do të marrin postet e larta ministrore në Qeverinë e Kosovës e cila nesër pret të marrë nesër votëbesimin në Kuvendin e Kosovës.

Me propozim të kreut të PDK-së, Kadri Veseli sipas të njëta burimeve brenda kësaj partie Besim Beqaj pritet që ta udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë. Ndërsa Ministria e Drejtësisë do të vazhdon të udhëhiqet edhe për një mandat nga ministrja në detyrë e po kësaj ministrie Dhurata Hoxha.

Kurse për Ableard Tahiri, i cili është propozuar që të udhëheq me Ministrin e Drejtësisë, si i afër i Presidentit Hashim Thaçi, burime të “Gazeta Blic” brenda PDK-së kanë pohuar se është refuzuar nga ndërkombëtarët.

“Ndërkombëtarët kanë refuzuar që në krye të Ministrisë së Drejtësisë të jetë z. Tahiri”, thonë burimet e njëjta.

Ndërkaq emrat e katër zyrtarëve tjerë që pritet t’i drejtojnë ministritë tjera të kësaj partie, atë të Financave, Kulturës Rinisë dhe Sportit, Inovacionit dhe Ndërmarrësisë si dhe Intetgimeve Evropiane do të konfirmohen nesër.

Grupi Parlamentar i PDK-së do të mblidhet nesër në ora 14:00, ku do të bëjë publikë emrat e kandidatëve për ministra të kabinetit të ardhshëm qeveritar, i cili pritet të udhëhiqet nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

11/21/2017 00:23

Azem Vllasi: Këto dy parti janë fituese, ja pse dështoi PDK!