Lajme

Naseri Arifi: Na dhanë urdhër të mos e përkrahim Vjosa Osmanin!

06/15/2017 18:35
nga:M H

Naser Arifi nga dega e LDK-së,  Dobërçanit të Gjilanit, ka shënuar në Facebook duke komentuar një pjesë të tubimit qendror të LDK-së në këtë qytet.

Sipas Arifit gjatë atij  tubimit  të LDK-së në Gjilan, ka pasur sjellje  të poshtërimit ndaj tij dhe nëndegës së Dobërçanit.

Ai më tej ka treguar se gjatë atij tubimi iu ishte dhënë urdhër të mos e përkrahin Vjosa Osmanin.

 

Shënimi i plotë:

Miq e shokë te respektuar, dua te ndaj me ju vetem nje pjese te tentimit me me poshtru mua dhe nendegen e Dobërçanit, ne tubimin qendrore te LDK ne Gjilan.
Kur hyri kjo zonje Vjosa Osmani-Sadriu ne salle te gjitha salla u entuziasmua edhe perkunder qe ne aktivistet kishim urdher mos rreh shuplake. Une me nendegen teme u perkujdesem qe kesaj zonje te madhe ti bejme vendin e merituar.
E pashe qe protokolli nga prishtina, me ndihmen e disa servileve, kesaj zonje i kishin rezervu nje vend ku nuk mund as ta shihnin ata qe kishin ardhe me pa, reagova une dhe kryesia e nendeges me vendosmeri, duke e mbrojte nderin e Gjilanit dhe jemi krenare qe arritem ta respektojme kete zonje ashtu si e meriton, ne kete rast deshiroj ta falenderoj Qahil Halili, i cili ne kete situate te veshtire na perkrahu dhe dolem te gjithe me faqe te bardh edhe ne edhe Qahili, ata qe urdheruan kete marifet ta mbajne ne ndergjegjien e tyre.
Bile edhe ne shtab ka pas nga ata servila qe kan fol kunder meje dhe veprimit tem duke dashte me u ba sa ma shume servil e duke u ligave para kryetarit. Edhe ne kete rast dua te cek se Qahil Halili e ka mbrojte nderin e drejtesine.

06/22/2017 14:15

Të gjithë kundër VV-së? Si do të duket Qeveria e ardhshme e Republikës së Kosovës?