Lajme

Naftëtarët e Kosovës mbështesin reciprocitetin ndaj Serbisë

01/11/2017 16:04
nga:A.H

Shoqata e naftëtarëve të Kosovës e ka mbështetur Qeverinë e Kosovës për vendimin e marrë për vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, e cila nuk i njeh certifikatat e ADR-së.

“Serbia shkel marrëveshjet e Brukselit, marrëveshjet e CEFT-as, si dhe marrëveshjet për tregti të lirë. Njëherit bëjmë apel organeve relevante që kompanitë importuese nga RKS të cilat shkelin këto masa, të ndëshkohen me tërheqjen e licencave për import. Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të kontrollohet cilësia e derivateve në kufi dhe të gjitha produktet që importohen nga Serbia”, kryetar i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

06/21/2017 22:40

Formimi i Qeverisë varet nga qëndrimi i LDK-së