Cult

Muzeu i Kosovës shënoi Ditën Ndërkombëtare pa dy koleksione të veta

05/19/2017 06:30
nga:Gazeta Blic

Për herë të parë si anëtare e organizatës më të madhe botërore të muzeve, ICOM, Muzeu i Kosovës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Megjithatë, edhe këtë vit muzeut të Kosovës i mungojnë dy koleksione shumë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, të cilat kanë mbetur në Beograd, rikujton KTV.

Me rastin e kësaj dite janë zhvilluar disa aktivitete, ku pjesëmarrës kanë qenë edhe fëmijët dhe profesionistë të fushës. Numri i vizitorëve është rritur, sidomos i atyre nga diaspora, derisa vizitat janë zakonisht të karakterit turistik. Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve ka themeluar këtë ditë në vitin 1977 për të rritur vetëdijen e publikut për rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë.

05/18/2017 07:11

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve