Lajme

“Mustafës do t’i përgjigjem me votë, sapo t’a sjellë demarkacionin në Kuvend”

02/27/2017 22:06
nga:Gazeta Blic

Deputetja më e votuar femër në Kosovë, Vjosa Osmani i është përgjigjur kërcënimeve të kryeninistrit të vendit dhe njëherit lidetit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se nuk do të kenë vend në LDK ata të cilët nuk do ta votojnë versionin aktual të Demarkacionit me Malin e Zi.

Osmani në një prononcim për “Gazeta Blic” ka thënë se përgjigjen Isa Mustafës do t’ia japë në Kuvend, ditën kur do të sillet për votim demarkacioni.

Mustafës do t’i përgjigjem me votë, sapo t’a sjellë demarkacionin në Kuvend“, tha ajo për Gazetën Blic, me t’u kthyer nga vizita zyrtare që kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani edhe më herët kishte shprehur dyshimet e saja për versionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi.

Pos Osmanit nga LDK edhe disa deputetë të tjerë i janë pergjigjur ashpër Isa Mustafës në lidhje me kërcënimet e tij për Demarkacionin.

Fatmir Rexhepi e Adem Salihaj që të dy i janë përgjigjur ashpër deklaratave të kryeministrit për perjashtim nga partia. Votën kundër demarkacionit e ka paralajmëruar edhe deputeti tjetër, Anton Quni.

Gazeta Blic ka raportuar më herët se janë 8 – 9 deputetë të LDK-së që kanë paralajmëruar votën kundër demarkacionit me Malin e Zi./ GazetaBlic.com/

Adem Salihaj: Unë jam kundër Demarkacionit, nuk ndryshoj qëndrimin edhe nëse më largojnë nga LDK-ja!

10/17/2017 17:44

A e ka hequr Serbia Kosovën nga kushtetuta e saj?