Lajme

Mustafa thotë se LDK mund të ketë kandidat femër për Prishtinën

04/18/2017 21:32
nga:M H

Gara për Prishtinën nuk ka ende asnjë emër nga Lidhja Demokratike e Kosovës. E ky emër duket se do t’i mungojë deri në fund të muajit maj.

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, në Rubikon të KTV-së bëri të ditur se ende nuk kanë një emër për këtë kandidaturë.

Mustafa ka thënë se po e kërkojnë një emër i cili nuk do të jetë kandidat i pëlqyer vetëm nga subjekti politik por edhe na gjithë qytetarët e Prishtinës.

“Gjatë majit apo deri në fund të majit do ta qartësojmë mes vete këtë”, ka thënë Mustafa.

Në këto zgjedhje, LDK është e fokusuar që të kenë një kandidate femër, për çka kryeministri tha se janë përqendruar shumë që ta kenë një të tillë.

Ai thotë t’u ketë thënë edhe Forumit të Gruas por edhe atij Rinor që të vijnë me propozimet e tyre, pa dashur të përmend emra.

09/24/2017 22:08

Mustafa uron Merkelin: Kosova dhe LDK krenohen me suksesin tuaj