Lajme

Mustafa: Do të vazhdojmë ta përkrahim komunitetin turk

04/21/2017 11:04
nga:A SH

Kryeministri i vendit Isa Mustafa ka deklaruar se Kosova po bëhet vend i mundësive për të gjitha komunitetet.

Sipas tij, Turqia gjithmonë e ka përkrahë ndërtimin ekonomik dhe social të Kosovës.

Këto deklarata, Mustafa i bëri me rastin e shënimit të Ditës së Komunitetit Turk në Kosovë.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim komunitetin turk në arsim kulturë dhe kjo është një investim në të ardhmen tonë. Komuniteti turk e ka vendin e vet në Kosovë që e ka ndërtuar vet me punë. Turqia gjithmonë e ka përkrahë ndërtimin ekonomik dhe social të Kosovës”, ka shtuar ai, transmeton Klan Kosova.

04/25/2017 11:47

Deputeti i LDK-së godet Kadri Veselin: S’je kompetent ta kritikosh Isa Mustafën