Lajme

Mustafa: Nuk jam penduar për koalicionin me PDK-në

06/09/2017 11:14
nga:M H

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një shënimi në Facebook ka sqaruar vendimin e tij  për mos kandidim për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Mustafa ka thënë që nuk është penduar sa i përket koalicionit të vitit 2014 por  ka kritikuar ashpër PDK-në, për mos respektim të marrëveshjes transmeton GazetaBlic.

Shënimi i plotë i Isa Mustafës:

Të dashur miq,
Unë nuk jam penduar për koalicionin e vitit 2014 me PDK-në. Prandaj gënjejnë ata që hapjen e rrugës për njerëz të rinj për Kryeministër dhe vendimin tim të mos kandidoj për deputet e shpjegojnë si akt moral për shkak të dështimit të koalicionit me PDK-në.
Për koalicionin u pendua PDK-ja dhe kryetari i saj e jo unë që respektova marrëveshjen.
Qeveria, të cilën e drejtova, arriti suksese të jashtëzakonshme në ekonomi, në punësim, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe në integrimet evropiane. Qeveri e pa korruptuar dhe e aftë.
E vetmja çështje që nuk u përfundua është liberalizimi i vizave, për të cilën përgjegjësinë e kanë ata që e kundërshtuan demarkacionin me Malin e Zi. Ata i lanë qytetarët pa liberalizim!
Për kandidat për Kryeministër, me iniciativën time, është diskutuar një listë më e gjerë, përfshirë nënkryetarë e LDK-së dhe z. Hoti dhe të gjitha strukturat janë pajtuar që kandidat yni në këto zgjedhje të jetë prof. Avdullah Hoti.
Personalisht kam vlerësuar se kandidati për Kryeministër duhet ti prij listës së deputetëve, prandaj si Kryetar i LDK-së kam konsideruar të mos garoj për deputet.
Opinionet tjera në debate televizive i konsideroj si nënshtrim para njerëzve që janë pjesë e ekipeve të koalicionit tjetër. IM

10/18/2017 22:03

LDK-ja partia më e gjobitur në fushatën zgjedhore (Video)