Uncategorized

Mustafa ngushëllon kosovarët për humbjen e Ramiz Kelmendit

01/12/2017 10:10
nga:Gazeta Blic

Kryeministri Isa Mustafa u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi dhe qytetarëve të Kosovës, për humbjen e shkrimtarit Ramiz Kelmendi.

“Ramiz Kelmendi do të mbahet mend si një intelektual erudit, i cili dha kontribut të shquar në zhvillimin e gazetarisë, krijimtarisë letrare dhe fushave të tjera të kulturës në Kosovë. Kosova ka humbur një mendje të ndritur i cili do të përkujtohet përherë”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa.