Lajme

Mustafa nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme në Samitin e Triestes!

07/12/2017 20:54
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës në largim, Isa Mustafa, i cili po merr pjesë në Samitin e Triestes, ka thënë se takimet që ka zhvilluar janë të një rëndësie të veçantë, pasi është një prezencë e shteteve më të rëndësishme të vendeve evropiane dhe kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, raporton GazetaBlic.com

Në takimin qendror ku ishin të pranishëm edhe kryeministri i Italisë, njëkohësisht organizatori i Samitit, Paolo Gentiloni, kancelarja Gjermane, Angela Merkel, presidenti i Frances, Emmanuel Macron, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini e personalitete të tjera, kryeministri Mustafa thotë të ketë theksuar  përkushtimin e Republikës së Kosovës për rrugën integruese evropiane si dhe i njoftova për zhvillimet aktuale dhe perspektivën e proceseve në Kosovë.

Njëkohësisht, theksova vendosmërinë e Republikës së Kosovës për bashkëpunim rajonal, duke kërkuar që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të eliminojnë barrierat në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave si dhe barrierat tjera të Serbisë në energjetikë e fusha të tjera“, njofton Mustafa përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Po ashtu, kryeministri në detyrë njofton se gjatë ditës së sotme është nënshkruar Traktati i Komunitetit të Transportit, marrëveshje kjo që sipas Mustafës është me rëndësi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit si dhe në raport me BE-në dhe shtetet e saj./Gazeta Blic/

09/23/2017 09:55

Mustafa: LDK është zgjidhja për Kosovën