Lajme

Mustafa: M’i kanë vështirësuar kushtet vetëm pse kam qenë nga LDK!

06/04/2017 20:04
nga:Gazeta Blic

Kryetari i LDK-së dhe kryeministri në largim Isa Mustafa ka thënë në Klinë se të tjerët ia kanë vështirësuar punën në drejtimin e Qeverisë, vetëm pse ka qenë nga LDK.

Por ai ka uruar Avdullah Hotin – të nominuarin për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, që të punojë në kushte shumë më të mira pasi ta nisë drejtimin e ekzekutivit.

“M’i kanë vështirësuar kushtet vetëm pse kam qenë nga LDK”, ka theksuar ai.

Mustafa në Klinë ka ftuar katolikë e myslimanë për të punuar bashkë.

“Kemi pasur Mark Krasniqin që ka qenë njeri i pandarë nga Rugova. Edhe sot duhet të jemi të pandarë”.

“E kemi një Kosovë e jo dy”, ka shtuar ai.

“Kosova është shtëpia jonë e përbashkët prandaj duhet të punojmë ta zhvillojmë”, ka shtuar ai.

“Keni besim të plotë në kandidatët tanë për deputetet”.

Andaj ata siç ka thënë Mustafa duhet ta kenë besimin e klinasve pasi atyre do tu bëhet përfaqësimi më i mirë në institucione.

“Ju sigurojë se qeveria e ardhshme do të punojë më shumë në rritjen e pagave, të pensioneve”, ka shtuar Mustafa.

06/22/2017 20:04

Isa Mustafa: Rruga e Kosovës në BE nuk ka kthim!