Lajme

Mustafa: LDK dhe Kosova humbi një intelektual të mirëfilltë

05/19/2017 16:45
nga:M H

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në emrin e tij personal dhe të qeverisë shrehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të anëtarit të LDK-së, Agim Kikaj.

Ai dha vlerësimet më të larta për të ndjerin duke thënë se Podujeva, LDK dhe Kosova ka humbur një njeri të kompletuar, një intelektual të mirëfilltë.

Ndërsa në emër të familjes foli i biri i vogël i të ndjerit, Altin Kikaj i cili falënderoi të pranishmit për qendrimin pranë familjes në këto çaste të vështira për ta.

“Babë fli i qetë se të gjitha ëndrrat do të bëhen realitet, LDK po fiton”, tha ai.

Në komemoracion ishin të pranishëm edhe Ismet Beqiri, Agim Veliu, Vjosa Osmani dhe ministrat, Avdullah Hoti e Arban Abrashi, njofton Klan Kosova

07/24/2017 22:50

Nënkryetari i LDK-së në Drenas i bashkohet Vetëvendosjes