Lajme

Mustafa kërkoi përkrahjen e Estonisë për agjendën evropiane të Kosovës!

05/16/2017 16:38
nga:Gazeta Blic

Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser.

Mustafa e njoftoi ministrin Mikser për progresin e Kosovës në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, uljen e papunësisë dhe përmirësimin e mirëqenies sociale që e ka karakterizuar Kosovën gjatë kësaj periudhe, duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë.

Duke iu referuar Presidencës se Këshillit të BE-së, të cilën Estonia do ta marrë nga 1 korriku, Mustafa kërkoi përkrahje për liberalizimin e vizave dhe agjendën e mëtejme integruese evropiane.

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, vlerësoi rëndësinë e përkrahjes së Estonisë edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe evropiane.

Ministri i Punëve të Jashtme i Estonisë, Sven Mikser, vlerësoi të arriturat e Kosovës, veçanërisht në rritjen ekomomike, krahasuar edhe me vendet tjera.

Ministri Mikser, po ashtu, theksoi mbështetjen e Estonisë gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së për agjendën evropiane të Kosovës dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Gjatë takimit, u shpreh vullneti i dyanshëm për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral.

07/22/2017 08:36

Shqiptari donte të martohej për letra në Angli, kontrata që i jep vajza e lë “pa frymë”